identifikimi

Harrova fjalkalimin

Postuesit Kryesore
Admin (1312)
 
Forumi Vizitor (874)
 
Albani (703)
 
Muslimanja (598)
 
emine (507)
 
Redi (338)
 
era (332)
 
iDa (167)
 
Visiana (151)
 
Jetmiri (149)
 

Kush është në linjë
3 përdorues në linjë: 0 anëtarë 0 të fshehur 3 vizitorë :: 1 Bot

Asnjë

Rekord i përdoruesve në linjë ishte 140 më Wed Nov 07, 2012 7:48 pm
.
Vizitor
Sondazh

Nese Shqiptareve te Maqedonise nuk u plotesohet kerksa e gjuhes shqipe cfare duhet bejne?

19% 19% [ 3 ]
81% 81% [ 13 ]
0% 0% [ 0 ]

Totali i votave : 16


A është Rusia një fuqi e rëndësishme botërore?

Shko poshtë

A është Rusia një fuqi e rëndësishme botërore?

Mesazh nga andi prej Mon Dec 21, 2015 1:20 pm


Nga James Nixey, BBC

Nëse Rusia, një nga shtetet pasardhëse të Bashkimit Sovjetik, që u shpërbë në vitin 1991, është sërish një fuqi e vërtetë botërore në vitin 2015, mbetet një pyetje e hapur.

-Ajo mbetet vendi më i madh në botë dhe prodhuesi më i madh i naftës

-Ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurisë së OKB (mes pesë të tilla)

-Arsenali i saj bërthamor (gjatë Luftës së Ftohtë një në pesë vende, tani një në nëntë) është modernizuar në mënyrë progresive

-Rritja e qëndrueshme në shpenzimet e mbrojtjes e ka sjellë pranë qëllimit të saj për të dominuar në konflikte lokale dhe rajonale

Por baza ekonomike për këto kapacitete është në përkeqësim të vazhdueshëm.

Ekonomia e Rusisë është e dhjeta më e madhe në botë, duke prodhuar shumë pak përtej hidrokarbureve.

Korrupsioni dhe ekstraktet e qira-kërkimit mbeten një faturë e madhe ekonomike.

Vendi vuan nga infrastruktura sovjetike dhe aftësia e saj për të plotësuar nevojat mjekësore dhe arsimore të popullsisë është në përkeqësim galopant.

Megjithatë cilido të jetë këndvështrimi, dy pika kundër dhe pro Rusisë globale janë të pamohueshme:

-Rusia e sheh veten si një fuqi të madhe- kjo nuk është në pikëpyetje brenda vendit.

-Kina e ka eklipsuar prej kohësh Rusinë si fuqia numër dy pas SHBA.

Megjithatë sërish Rusia, me pretendimet e saj, sidomos që nga kriza në Ukrainë- e mat veten me Perëndimin dhe në veçanti me Amerikën.

Pavarësisht renditjeve hipotetike ose reale, Rusia e ka pozicionuar veten si një pol i rëndësishëm euroaziatik në politikën botërore, pa Europën ose Azinë si aleate, por duke kërkuar influenca aty dhe më gjerë.

Në fakt Rusia është përpjekur të dalë me alternativat e saj gjatë këtyre viteve, i fundmi quhet Unioni Euroaziatik, një kundërpeshë e çliruar nga vlerat dhe normat e Perëndimit.

Nëse do ketë një jetë më të gjatë se paraardhësit e saj, duke pasur parasysh fatin ekonomik të Rusisë dhe ngurrimin e dukshëm të vendeve të tjera për t’u bashkuar, kjo mbetet për t’u parë.

Por nuk dallohet se cili është misioni i Rusisë përveçse shtrirjes së ndikimit.

Ajo është armiku më i dukshëm në botë për promovimin e demokracisë.

Ndihma e saj për vendet e tjera mbetet minimale dhe kontributi i saj në misionet paqeruajtëse të OKB është ulur ndjeshëm që nga vitet ’90.

Deri në fushatën e fundit në Siri, Rusia ka folur si një fuqi globale, por është sjellë si një fuqi rajonale.

Sfida më e madhe e Rusisë është të ruajë rëndësinë e saj globale, ndërkohë që treguesit janë në rënie dhe aleatët e saj në pakësim (kryesisht diktatorë).

Për disa, epërsia natyrore dhe historike e Rusisë është një fakt që tregon se ajo do jetë gjithmonë një lojtare kyçe.

Të tjerë druhen se Rusia do e kompensojë dobësinë me aventura të rrezikshme jashtë vendit.

Në fakt për shumëkënd, ajo po e bën këtë tani.



Ekonomitë më të mëdha në botë sipas Prodhimit të Brendshëm Bruto (në miliona dollarë amerikanë, 2014)

SHBA: 17,419,000

Kina: 10,360,105

Japonia: 4,601,461

Gjermania: 3,852,556

Britania: 2,941,886

Franca: 2,829,192

Brazili: 2,346,118

Italia: 2,144,338

India: 2,066,902

Rusia: 1,860,598/mapo.al

andi

Numri i postimeve : 37
Piket : 107
Respekti : 50
Date e hyrjes : 03/09/2011
Mosha : 31
Vend ndodhja : Tirane

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: A është Rusia një fuqi e rëndësishme botërore?

Mesazh nga Albani prej Sat Dec 26, 2015 11:49 am

ku mirret vesht gje sot, te gjith ne mendjen e tyre thone jemi te fort

Forumi Vizitor
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
(`*•.¸(`*•.¸¸.•*´)¸.•*´ )
«´ •.* I LOVE ALLAH *•´¨`»
(¸.•*´(¸.•*´`*•.¸)`*•.¸ )
ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ ღ*ღ
avatar
Albani

Numri i postimeve : 703
Piket : 2418
Respekti : 100
Date e hyrjes : 12/05/2011
Vend ndodhja : Tirane

http://www.universalb.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi